Prezantuesja Marina Vjollca dhe lideri i Babastars, Getoar Selimi po vazhdojnë pushimet përrallore në Maldive, destinacion të cilin e kishte raportuar së pari Prive.al.
Gjatë kësaj ekspedite unike, çifti ka pasur mundësi të njihet edhe me botën nënujore dhe gjallesa të tjera në florën dhe faunën e ishujve të virgjër.
Kanë kaluar përkrah merimangave të ndryshe, peshkaqenëve por ngjarja më unike dhe interesante iu ka ndodhur sot kur kanë marrë rrugë drejt oqeanit me anije.
Geti dhe Marina, vazhdimisht kanë qenë të ‘shoqëruar’ nga një tufë delfinësh të cilët edhe iu kanë paraprirë ekspeditës.
Ka qenë Marina ajo që e mahnitur nga rastësia, e ka ndarë këtë skenë si të filmave në rrjetin social Instagram me ndjekësit e saj të shumtë. /prive.al/