Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, Rezarta Shkurta dhe partneri i saj, Ermal Hoxha i thanë “Po” njëri tjetrit, në një ceremoni shumë intime.
Çifti janë bashkë që 17 vjet, por vetëm tani ata po kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.
Dasma u zhvillua në anije në bregdetin e bukur të Vlorës dhe afër patën miqtë dhe familjarët e tyre më të afërt.
Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera.
Në një postim tjetër, ajo ka publikuar një video të Ermalit teksa ai kërcen me mamanë e tij dhe i puth dorën. “Një princ rritet nga një mbretëreshë”, shkruan Rezarta.
Ndërkaq, me një tjetër postim, ajo ndau edhe unazën e saj vezulluese me shumë diamante. /Prive.al