A e dini se çfarë është stresi dytësor?

By

Ndjeshmëria mund të çojë në pasoja të caktuara për shëndetin dhe, ndër të tjera, në të ashtuquajturin stres dytësor.

Siç shpjegojnë ekspertët, kjo është një gjendje psikologjike e karakterizuar nga ndjenja të pakëndshme apo trishtim. Ndryshe nga stresi klasik, stresi dytësor ndodh si një reagim ndaj një ngjarjeje traumatike të përjetuar nga një person tjetër, raporton Yahoo Life.

Siç theksojnë ekspertët reagimi i njeriut është thithja e emocioneve të njerëzve të tjerë gjatë situatave të vështira, por kjo mund të çojë në probleme të tilla si stresi dytësor.

“Në një nivel themelor, ne jemi krijesa sociale. Ne marrim shenjat e njerëzve të tjerë”, shpjegon Tim Bono, lektor në psikologji dhe shkencë të trurit dhe dekan i arteve dhe shkencave në Universitetin e Uashingtonit në Saint Luis.

“Nëse shumë njerëz rreth nesh reagojnë ndaj një ngjarjeje me trishtim, frikë ose shqetësim, ne e vërejmë atë dhe në mënyrë implicite priremi të adoptojmë sjellje të tilla,” shton ai.

Kur bëhet fjalë për stresin e njerëzve të tjerë, ai mund të marrë një formë ekstreme, të cilën shumë njerëz e quajnë stres të dorës së dytë, pra stres sekondar. Sipas psikologëve, stresi dytësor nuk është një term klinik zyrtar. Në vend të kësaj, ai vë në dukje fenomene të tjera që janë të dokumentuara mirë në shkencat e sjelljes.

”Unë mendoj se bie në fushën e shëndetit mendor dhe mënyrës se si reagojmë kur shohim një person tjetër që është në telashe. Diçka si empatia apo shqetësimi empatik për një person tjetër”, shpjegon Bono.

Konkretisht, stresi dytësor është në fakt rezultat i rraskapitjes nga marrja e vuajtjeve të të tjerëve ose ndihma e tyre për ta përballuar atë. Alicia Broën, një psikoterapiste në Grow Therapy në Florida pajtohet, duke shtuar se stresi dytësor mund të ndodhë kur mbytemi nga përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur dikë ose për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre, transmeton Klankosova.tv.

Cilat janë shenjat e stresit dytësor?

Siç shpjegojnë ekspertët, ka disa indikatorë që tregojnë se mund të jeni duke përjetuar stres dytësor. Këto janë vëmendja e tepruar ndaj të tjerëve, tërheqja në vetvete, vështirësi në komunikim, vetmia, ankthi, depresioni dhe problemet me pagjumësinë.

Po kështu, ndonjë nga këto simptoma nuk do të thotë domosdoshmërisht se po kaloni stres dytësor, ndaj është e nevojshme të monitorohet nëse shfaqen më shumë shenja të ngjashme.

Artikuj të ngjashëm