Është pa dyshim njëra ndër fytyrat më të bukura shqiptare dhe një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë, sidomos pas ndarjes nga partneri i saj.
Modelja e famshme shqiptare Adrola Dushi, ishte jashtëzakonisht shumë prezente në llogarinë e saj në Instagram ku publikonte momente nga puna e saj dhe jeta private.
Por edhe siç kishte raportuar Prive muaj më parë, instagrami i saj ishte marrë nga hakerët dhe aty po publikoheshin imazhe të figurave të njohura vendore e ndërkombëtare.
Që nga ai moment, Adrola u zhduk nga rrjetet sociale dhe llogaria e saj në Instagram po menaxhohej nga dikush tjetër.
Por modelja ka njoftuar se është rikthyer dhe tashmë ajo e ka në duar llogarinë nën emrin Adrola Dushi. Përmes Instagramit ajo ka dhënë lajmin se e ka rimarrë profilin e saj falë dy çunave që vazhdimisht kanë luftuar me hakerët që e morën llogarinë fillimisht. /Prive.al
JA CFARË SHKRUAN ADROLA:
https://www.instagram.com/p/BmBoo1WnT9C/?taken-by=adroladushi