Rihanna shkruan historinë: E para grua me ngjyrë në British Vogue dhe flet për humbjen në peshë

By

Këngëtarja e famshme amerikane Rihanna, është gruaja e parë me ngjyrë që pozon për kopertinën e British Vogue, që do lansohet në shtator.

Rihanna gjatë kësaj interviste me njërën prej revistave më prestigjioze në botë, ka folur për kilogramët e saj të tepërt dhe dëshirën për të humbur peshë.

“Më duhet të kthehem në palestër dhe të kujdesem për ushqimin. Po shpresoj që nuk do t’i humbas kofshët dhe të pasmet nëse bie në kilogramë. Epo disa do t’i humbi, por jo të gjitha. Pastaj mendoj për gjokset e mia dhe them: nëse dobësohem do t’i humbas, ato treten krejtësisht”, ka thënë Rihanna për këtë revistë, transmeton Prive.

Artikuj të ngjashëm