U zbuluan pagat e Johnny Depp gjatë seancës gjyqësore (FOTO)

By

Agjenti i Johnny Depp zbuloi se sa para duhej të fitonte aktori për filmin Pirates of the Caribbean 6, i cili nuk u realizua kurrë, si dhe sa ishte paguar për disa nga punët e tij të fundit.

Gjatë gjyqit të Johnnyt për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, agjenti i tij, Jack Whigham, i cili përfaqësonte aktorin në agjencinë Creative Artists, para se të transferohej në Range Media Partners, zbuloi informacionin teksa po merrej në pyetje në foltoren e dëshmitarëve.

Murder on the Orient Express (2017)

Paga e Johnny Depp: 10 milionë dollarë

 

Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald(2018)
Paga e Johnny Depp: 13.5 milionë dollarë

 

City of Lies (2018)
Paga e Johnny Depp: 8 milionë dollarë

 

Waiting for the Barbarians (2019)
Paga e Johnny Depp: 1 milion dollarë

 

Minamata (2020)

Paga e Johnny Depp: 3 milionë dollarë, por Jack vuri në dukje se Johnny duhej ta shkurtonte pagën për të ndihmuar projektin.

 

Pirates of the Caribbean 6

Po të ishte realizuar filmi, paga e Johnnyt do të ishte paguar 22.5 milionë dollarë, sipas agjentit të tij. Filmi nuk u realizua kurrë, pasi Disney shkoi në një drejtim tjetër pas publikimit të shkrimit të Amber Heard.

Artikuj të ngjashëm