U vulos! Kënga e re e Butrintit është poashtu mega hit

By

Prej kohësh, secilin, fiks secilin projekt, ai e ka të shndërruar në hit.

E për çdo këngë, Butrint Imeri e ka bërë tashmë traditë që ta shndërrojë të tillë ende pa e publikuar

Mjaftojnë pak sekonda në TikTok nga refreni, që njerëzit t’i mësojnë përmendësh këngët e tij pa dalë të plota.

Njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi.

Teksa ka xhiruar videoklipin në arat ku u korr gruri, këngëtari i njohur me 27 sekonda ka paralajmëruar këngën e re e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Video në TikTok po i afrohet 1 milion shikimeve nga pasditja e djeshme.

Pak nga çfarë na pret, kuptojeni në videon në vazhdim. /Prive.al

@imbutrint

oh moj dashni..

♬ original sound – BUTRINT IMERI

Artikuj të ngjashëm