U shtrua në spital nga overdoza, yjet botërorë i dalin në mbështetje Demi Lovatos

By

Arian Grande, Kim Kardashian West dhe Ellen DeGeneres, kanë dalë publikisht në përkrahje të pop këngëtares Demi Lovato.

këngëtarja 25 vjeçare është në një spital në Los Angeles, duke marrë trajtimet mjekësore pasi ra në overdozë nga përdorimi i narkotive.

Lovato është gjetur pa vetëdije në shtëpinë e saj të martën dhe më pas është trajtuar.

E miqtë e saj të famshëm kanë publikuar vazhdimisht në rrjete sociale statuse duke përdorur hashtagun “Lutuni për Demin”.

Artikuj të ngjashëm