U tha se e thumboi Arian Agushin, Fero befason me veprimin e fundit

By

Fero së fundmi pasi e mbylli me muzikën dhe iu përkushtua fesë u lakua edhe sa i përket disa komenteve mbi Arian Agushin.

Në një intervistë televizive, u tha që ish-reperi e ka thumbuar Gold AG-në.

I pyetur se çka mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të mirren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë.

Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që iu është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të mirret me muzikë.

Por duket se siç e mëson feja, akujt mes tyre janë shkrirë.

Një mesazh paqeje e vëllazërimi e ka dhënë sonte përmes një fotoje të përbashkët me një hoxhë të nderuar.

Krah Arianit, Fero është shprehur: ‘Me të vërtetë, të gjithë besimtarët janë vëllezër’ duke hedhur poshtë tensionin mes tyre. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Artikuj të ngjashëm