Mbrëmë u bë e ditur se prezantuesja e njohur Bora Zemani ka shqetësime shëndetësore.
Përmes një fotografie në InstaStory, shoqja e saj e ngushtë, Semi zbuloi se Bora është hospitalizuar.
Ka qenë një tjetër person i afërt i saj, autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ajo që ka përditësuar të gjithë me zhvillimet e fundit dhe fatmirësisht kemi lajme të mira.
Nga spitali ku ka shkuar për ta vizituar Borën, Olsa që zbulon se bëhet fjalë për një ndërhyrje shprehet:
“Erdha ta konfirmoj vetë që Bora është mirë pas ndërhyrjes dhe 100 përqind jemi të sigurt që Bora do jetë nesër në Përputhen” – dëgjohet Muhameti.
Zemani sinjalizon përmes një “ok” që gjithçka është në rregull.
Të shkuara Bora! /Prive.al