U shpall fajtor për posedimin e imazheve seksuale të fëmijëve: Aktori 35 vjeçar vret veten!

By

Ishte një ndër karakteret më të dashura të hit serialit muzikor ‘Glee’, në rolin e futbollistit Noah “Puck” Puckerman.

Ky rol bëri që aktori Mark Salling të kthehej në një ndër senzacionet në kinematografi e duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo, karriera e tij nuk zgjati shumë e sidomos pasi pranoi fajin në tetor të vitit të kaluar për posedim të imazheve të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Fajin e kishte pranuar Salling duke bërë që dënimi i tij prej 20 viteve të zvogëlohej prej 4 deri në 7 vjet burg.

Por, para se të përballohej me këtë dënim, Mark Salling u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angelos.

Mediat Amerikane raportojnë se aktori 35 vjeçar ka vrarë veten. Ky lajm ka shokuar kastin e serialit “Glee” për të cilët nuk është humbja e parë e madhe.

Në vitin 2013, nga overdoza ndërroi jetë aktori protagonist i saj Cory Monteith./Prive.al

Cory Monteith dhe Mark Salling

Artikuj të ngjashëm