U përfol për lidhje me Endrit Thaçin! Këngëtarja e thotë të vërtetën (FOTO)

By

Në media qarkulloi ngado lajmi se ata të dy kanë nisur një lidhje dashurie.

Por ky po del të jetë një spekulim i pabazuar në asnjë fakt ngase njëra palë sapo e mohoi.

Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Haxhim Thaçit, u tha të ishte në një lidhje me këngëtaren e dikurshme të këngëve për fëmijë, Adea Pulën.

Dyshja u përmendën në tituj, ndërsa është Adea ajo që e ka mohuar se mes tyre ka diçka sado të vogël.

“Unë duke qeshur me të gjithë ju që u përpoqët të rrisnit klikimet duke përmendur emrin tim. Jam beqare dhe sinqerisht e lumtur”, ka shkruar ajo! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm