Fansat patën pritur 2 muaj për të parë fotografitë e para të dy bebeve të famshme North dhe Saint West.
Dhe Kim Kardashian e Kanye West që u bënë prindër për të tretën herë me radhë, po thuhet se kanë refuzuar mega-marrëveshje me miliona dollarë, për të prezantuar beben e tyre në media.
Sipas TMZ-së, pranimi i marrëveshjeve 2 apo edhe 5-së milionë dollarëshe, do të ishte kundër moralit të çiftit.
Raportimet thonë se Kim, e cila ka një llogari në Instagram prej 106-të milionë ndjekës, menjëherë i ka refuzuar këto para për fotografitë e para. /Prive.al