U ndalua dhe më pas u lirua por Fjolla ‘hallin’ e ka diku tjetër!

By

Ditën e djeshme u raportua se Fjolla Morina është ndaluar nga policia.

Nga Policia për KALLXO.com bëjnë të ditur se Fjolla Morina është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar.Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është liruar përsëri.

View this post on Instagram

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, thuhet nga Policia.

Në lidhje me këtë zhvillim, Fjolla ka reaguar në rrjete sociale.

Ajo hallin e ka pasur me mediat, për të cilat e ka pasur dedikimin e veçantë.

“Media të dashura a po keni punë, shyqyr që po keni, Fjolla Morinës me ja mbajtë zhagun këto ditë lufte e po ju nxjerri nga kriza shumë. Energji pozitive jeni duke më jep, ju dua shumë” – është shprehur Fjolla në Instagram.

Ndonëse në këtë rast s’bëhet fjalë për raportim të rremë, sërish, këngëtarja thumbin e ka pasur për mediat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm