Ndarja e aktores të humorit e njëkohësisht moderatores Rudina Dembacaj nga partneri i saj
Aleks, ka qenë kryefjalë e mediave rozë.
U konkludua se prej një viti Rudina nuk ka asnjë foto të bashkëshortit në rrjetet sociale, madje
gjatë intervistave ajo i referohet si ‘babai i Viktorias’ dhe jo si parneri.
Nga ana e saj Rudina nuk është prononcuar, duke thënë vetëm se do flasë në kohën e duhur.
Por veprimi i saj i fundit duket i dyshimtë, madje tregon edhe se raportet mes çiftit janë të mira.
Rudina ka ripostuar në Instastory një video të bashkëshortit me Viktorian, të cilët stërviten së
bashku në palestër.