Disa ditë më parë, modelja shqiptare Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë djalin Sky Blue, fryt i dashurisë me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Pas lindjes, djali u komentua shumë për emrin, Sky Blue.
Kuptimin e ka sqaruar sot Afërdita, e cila ka qenë njëherësh edhe ideatorja për këtë emër.
E pyetur nga ndjekësit në rrjetin social Instagram ajo është shprehur:
“[Idea] Ishte e imja. Unë isha shtrirë një ditë duke u relaksuar teksa i ndjeja shkelmat e tij… dhe thashë që ai do jetë qiell jonë. Burri im e dashuroi idenë”. /Prive.al