U fotografua me Norën, Roberti na i thotë të gjitha përmes Instagramit

By

Dje, Prive.al solli ekskluzivisht pamje nga aeroporti i Prishtinës në të cilat ish-çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi shfaqeshin bashkë.

Burimet tona saktësuan se nuk bëhet fjalë për ndonjë ribashkim, ashtu siç thonë disa portale së fundmi, por vetëm për një pushim me vajzën, Renée dhe nënën e Norës, zonjën Suzanë.

Këtë na e ka konfirmuar edhe vet Roberti.

Ai përmes rrjeteve sociale, pas mbërritjes në resortin e planifikuar në Turqi ka publikuar pamje të Renée duke e shijuar në maksimum të gjithë pushimin.

Duke e parë lumturinë e vajzës, qëllimi mund të themi me plot gojë që është arritur dhe asgjë nuk vlen më shumë se kaq! /prive.al

Artikuj të ngjashëm