Askush s’do e mendonte që vëmendjen e një çifti të moshuar që martohen live në emision nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, do e merrte këngëtarja Çiljeta Xhilaga.
Në Top Show Magazine në Top Channel, mbrëmjen e Shën Valentinit, u kurorëzua një çift i moshuar që ishin njohur në azil, ndërsa lulet e nuses i priti Çiljeta!
Kjo s’do pritej e megjithatë, legjenda thotë se kush arrin të kapë buqetën e luleve, do jetë nusja e ardhshme.
Dhe nuk është larg mendsh ta shohim këngëtaren në fustan të bardhë sepse ajo tashmë është në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur Alban Hoxha, ndonëse një gjë e tillë s’është konfirmuar asnjëherë nga njëri prej tyre. /Prive.al