Sonte në Qendrën Kulturore: 50 vjetori i Karrierës së Sabri Fejzullahut!

By

5 dekada në skenën muzikore, nuk mund të lihen pa u shënuar për artistin që la gjurmë e bëri histori në diskografinë shqiptare.

Sonte në “Qendrën Kulturore, Klan Kosova” organizohet koncerti madhështor i Sabri Fejzullahut në nder të 50 vjetorit, 10 vjetorit të Pavarësisë dhe 9 viteve të themelimit të Klan Kosova.

Në skenë do të ngjiten edhe të ftuar special si Kastriot Tusha, Vullnet Sefaja, Leonora Jakupi, Ledina Çelo, Adelina Thaçi, Dhurata Dora e shumë të tjerë.

Biletat janë shitur në kohë rekord, teksa për ata që nuk do të jenë të pranishëm, koncerti transmetohet këtë të shtunë në ora 21.00 në Klan Kosova./Prive.al

Artikuj të ngjashëm