Pete Parada, bateristi i grupit të famshëm “Offspring” që nga viti 2007 thotë se është dëbuar nga bendi sepse ai refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19.
Në një postim në mediat sociale, ai deklaroi se më parë kishte pasur Covid, dhe nuk do ta marrë vaksinën për shkak të këshillave të mjekut të tij.
Është e paqartë nëse ai është jashtë grupit përgjithmonë, apo në pushim. Ai gjithashtu shton se po fillon një projekt të ri. /Prive.al