U bë nënë dhe këto janë dhuratat që mori Adelina Ismaili nga motrat!

By

Lajmi se ajo do bëhej nënë pushtoi mediat kudo që flitet shqip dhe pasi lindi djalin, diva Adelina Ismajli u bë emri i kryetitujve të faqeve rozë.

Tani është tepër e rrallë në paraqitjet publike, e më e paktë në publikimet në rrjetet sociale.

Ama kur motrat i bëjnë dhurata, s’ka se si të mos e shprehë gëzimin.

Dy motrat e Adelinës, Zanfina dhe Ema e kanë gëzuar Adelinën me disa dhurata qe përfshijnë emra të njohur të markave botërore.

Çantë të markës Yves Saint Laurent për Adelinën dhe një kollare Dior për Valdrinin, janë peshqeshet që ka marrë diva nga motrat e saj.

“Kush ka teze, botën ka. E kush ka motra, ka YSL. Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam”, ka shkruar Adelina, duke publikuar një fotografi të befasisë në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm