Kur në mes të spektaklit Top Awards, Ledion Liço zgjodhi të tallej me reperin nga Shqipëria, Noizyn sipas gjasave kalkulimet nuk i kishte bërë të duhura.
Kjo për faktin se pas pak minutash, pasoi një replikë nga Noizy i cili e akuzoi atë se e mban e dashura dhe tërthorazi edhe për prirje homoseksuale.
Tashmë kur ka kaluar një javë, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar edhe aq meqenëse në mos jo Noizy, janë fansat e reperit ata që fjalinë e postimit e kanë shndërruar në trend.
Në postimin ku shfaqet Ledioni përkrah Sarës, dikush ka ripërsëritur refrenin e modifikuar të këngës së Noizyt ‘ta bleu e dashura’ dhe epitetin e kollovarit, person që jeton tek shtëpia e gruas.
Prezantuesi ka menduar edhe për replikë të cilën mund ta lexoni në fotografinë e mëposhtme. /Prive.al/