Cila këngëtare shqiptare ishte në festën private të Sylvester Stallone?!

By

Me disa vite në Amerikë në tentimin për famë ndërkombëtare, Bleona Qereti ka krijuar një ‘klikë’ të miqve të famshëm përtej oqeanit.

E ndër ta, besoni ose jo është edhe aktori i madh Sylvester Stallone që Bleonën e ka ftuar dje në festën e ditëlindjes së 70-të të cilën e shënon me 6 korrik.

Video nga festa, Bleona ka postuar në profilin e saj në Instagram ku edhe ka treguar disa prej përshtypjeve nga eventi.

‘Sylvester, falemnderit për një mbrëmje të mrekullueshme. Ishte natë fantastike. Kurrë nuk kam parë dikë si David Blaine në jetën time. Urime Stallone, je njëshi, gjithmonë’ – është shprehur Bleona.

Duket se këngëtarja ruan relacione të afërta me aktorët e rangut të Stallones të cilin e ka mik. Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo e pranoi se kishte pasur marrëdhënie intime me aktorin tjetër të njohur, Jean Claude Van Damme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm