Turqia ka sot ditën e vetë të fëmijëve dhe Almeda nuk harron ta shënojë

By

Në Turqi, ditën e sotme shënohet Dita e Fëmijëve dhe Sovranitetit.

Ceremonia solemne dhe festat e fëmijëve zhvillohen në të gjithë Turqinë, në Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve, me 23 prill të çdo viti. Fëmijët zënë vend në Parlamentin turk dhe në mënyrë simbolike qeverisin vendin për një ditë.

Në kushte normale përtej pandemisëm Dita e Fëmijëve është një festë publike, ditë pushimi për popullatën e përgjithshme dhe shkollat teksa shumica e bizneseve janë të mbyllura.

E në këtë ditë, Almeda Abazi është treguar e kujdesshme të urojë Efehanin, birin e saj i cili këtë vit e shënon ditën për herë të parë përmes fotografive të përbashkëta teksa e shijojnë këtë ditë përkundër situatës.

Artikuj të ngjashëm