‘Turn me on’ pasues i denjë për ‘Shake it’

By

Vitin 2016 e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme me hitin absolut ‘Shake it’.

Ky projekt muzikor i Etnon në bashkëpunim me Gentën kaloi pritshmëritë duke u shndërruar në refrenin e muajve Mars e Prill.

Gjëja e parë që mendohet pas një hiti nga të gjithë artistët është projekti pasues. Barra shumëfishohet dhe fokusi përqendrohen në punë që kënga tjetër të jetë në linjë me parapraken.

Këtë ia kanë dalur ta bëjnë shunë mirë Genci dhe Miloti nga Etnon që dje sollën ‘Turn me on’ në bashkëpunim me DJ Dagz. Kënga në periudhë kohore tejet të shkurtër ka arritur shifra të mëdha pëlqimesh e shikimesh.

Deri në prodhimin e rradhës të Blackfish Entertainment, duhet të shijojmë ‘Turn me on’ që duket se do të na shoqërojë shpesh gjatë muajve të nxehtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm