Turi për lëvizjet mediatike: ‘Jam thinjur…’

By

Turi ka nisur një eksperiencë të re në televizionin Klan , pas 14 vitesh eksperiencë në Vizion Plus. Ky lajm ishte ndër më të komentuarit gjatë sezonit të verës dhe sot Turi ka folur në In Tv për largimin nga Vizioni drejt Klanit.

I ftuar në KafeIn, Turi tregoi qartë arsyen e largimit:

“Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur.”

Artikuj të ngjashëm