Jo vetëm Rita Ora në filmin “Fifty Shades Freed”, edhe një shqiptare pjesë e tij!

By

Rita Ora para ca ditësh e bëri publik lajmin se ajo do jetë pjesë e filmit më të ri ‘Fifty Shades Freed”, që është vazhdimësi e filmave të famshëm “Fifty Shades of Grey” dhe “Fifty Shades Darker”.

Edhe pse me një rol fare të vogël, nuk mund të themi se prezenca e Ritës u anashkalua lehtë. Në këtë pjesë të fundit të triologjisë, ‘Fifty Shades Freed’ premton se do ta sjellë këngëtaren krejt ndryshe, seksi e siç nuk e kemi parë kurrë më parë në ekranin e kinemasë.

Rita ka filluar postimet në rrjetet sociale, duke publikuar dhe listën e kolonës zanore të filmit.

E në mesin e emrave që do jenë pjesë e filmit përmes muzikës, të cilët Rita i ka publikuar në Instagram, ndodhet edhe emri i një tjetër shqiptareje.

Është Dua Lipa, emri i së cilës figuron në këtë listë bashkë me Whathan, për këngën ‘High”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm