Ditën e djeshme, Prive zbuloi në rubrikën ‘Të pathënat e javës’ se këngëtarja Tuna Sejdi në Afrikë ka xhiruar videoklipin e projektit të ri i cili do të publikohet së shpejti.
E duket se pasi ka lënë gati një këngë për të mos i munguar skenës muzikore shqiptare, Tuna ka ndërmarrë një tjetër hap.
Ajo është nisur bashkë me djalin, Tianin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës atje ku Patrisi po qëndron tash e disa muaj i angazhuar në projekte profesionale.
Tuna do të qëndrojë në Amerikë për një kohë pak më të gjatë për të qenë bashkë me personin e zemrës dhe djalin. /Prive.al