Tuna si Tuna, krenare dhe një grua shumë e fortë s’është se ka shprehur ndonjëherë mirënjohje për dikë!
Këngëtarja e famshme që gjithnjë i ka kursyer fansat e saj nga shprehjet emocionale duke mos deklaruar gati se asnjëherë asgjë nga jeta personale apo duke mos e komentuar fort anën e saj profesionale, ka pasur një rrebesh falënderimesh për ekipin me të cilin e ka punuar këngën “Maria”.
Fillimisht ajo i është shprehur të jetë shumë mirënjohëse Seven Saraqit e më pas edhe modeles Vildane Zenelin me të cilën e ka realizuar klipin Maria, e më pas edhe për ekipin që ka kryer xhirimet.
Tuna po ashtu, meqë në këtë video spot duket ekstravagante dhe ka një pamje mjaft interesante, ka shprehur mirënjohje edhe për floktarin e saj Kaci Lleshin dhe grimerin që është kujdesur për pjesën estetike të make-up. /Prive.al