Ka qenë në fokus të medias rozë së fundmi mbi dyshimet e një krize në lidhje, por në gjithë këtë proces, Tuna Sejdi ka preferuar heshtjen.
Këngëtarja e njohur nuk ka preferuar as të komentojë e as të demantojë zhvillimet por e papenguar, ka vazhduar punët larg nga syri i publikut.
Por, me një 28 Nëntor si ky, nuk kishte se si të mos i bashkangjitej ‘valles’ së urimeve.
Tuna ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shënuar 105 vjetorin e shtetësisë përmes një imazhi të pikturuar ku shfaqet vetë, në rolin e Marigonës që qëndiste flamurin.
‘iGëzuar 28 Nëntorin, festën e flamurit dhe të pavarësisë!’ – ka qenë mbishkrimi i këngëtares në postimin e bërë.
Urime për të dhe Tianin i cili ka këtë vit, 28 Nëntorin e parë! /Prive.al/