Këngëtarja Tuna Sejdiu, e ka paralajmëruar publikimin e albumit të saj të ri, që është një përmbledhje këngësh të ëndrrave të saja.
Në këtë Album ajo ka punuar me këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, por jo vetëm.
Tuna paska arritur ta bindë Armendin për të marrë pjesë në njërën nga këngët e saja të këtij albumi. Duke njohur potencialin muzikor të dyshes, mund të themi se mezi po presim që ta dëgjojmë këngën që do e mbaje titullin “Harrova”.
Albumi i ri i Tunës ka 7-të këngë, ndërsa në këtë album ajo ka edhe një këngë në bashkëpunim me Yll Limanin. /Prive.al