Tuna nga “Machoman” tek “Zogu ma i mirë prej krejtve” (FOTO&VIDEO)

By

Karrierën e saj e pati filluar shumë heret,që kur ishte 15 vjec filloi të këndonte madje si e re këngët e saj ishin shumë kontraverse për shoqërinë tonë. Por e tillë është Altuna Sejdiu, ose ndryshe nga të tjerët ose fare nuk i hy punës.

Vajza nga Shkupi, e njohur për mbarë publikun shiptar si Tuna prej kohësh kishte krijuar imazhin skenik të vajzës capkene. Kështu ajo e bindur që zotron mjaftueshëm zë skenik dhe premisat e kërkuara për të bërë një artiste të kompletuar, i bindi edhe fansat e saj që Tuna është mjaft kreative dhe e sukseshme.

Tematika e këngëve të saj, jeta private,lidhjet,martesa,divorci,ndarja,lidhjet e reja, bashkëpunimet, rivaliteti me koleget janë disa nga temat të cilat prej vitesh i japin Tunës epitetin e këngëtarës më të përfolur të estrades shqiptare.

altunasejdiu-rilind

dafina-zeqiri8

altuna-sejdiu

7fda77df42cc5d5c13b753a57ef9f458

Por a ka qenë Tuna gjithmonë e tillë? Po, nëse kthehemi në retrospektivë, tek paraqitjet e saj të para, videoklipet, përkundër disa ndryshimeve si në dukje si në jetën e saj ajo në  thelb ka mbetur e njejta, po kaq e përfolur dhe aktuale.

“Piroman”, “Testament”, “S’ka më diktaturë”, “Psikologët”, “Pse jo”, Pardon” e shumë të tjera janë disa nga këngët e para përgjatë karrierës së saj, por janë vitet e fundit ato që Tunën e sollën aty ku ajo kishte synimin, ne kulmin e famës, dhe është pikërisht bashkëpunimi me Cozman njëherit të dashurin e saj atëbotë ai që e bëri Tunën “Zogun më të mirë prej krejtve” siq thot edhe refreni i këngës se tyre “Fenix”

Ndryshe ditë më parë këngëtarja ka realizuar projektin e saj më të ri “Dy tima” i cili po vazhdon të shijojë suksesin ani pse fansat e saj e kanë fokusin tek ndarja e saj me Cozman gjë për të cilën asnjë nga protagonistët nuk janë prononcuar./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm