Iniciativat e njerëzve në ndihmë të të prekurve nga tërmetet në Shqipëri vazhdojnë.
Pas shumë tërmeteve humbjet në njerëz janë të mëdha – mbi 30 persona të vdekur dhe 650 të lënduar.
Mijëra familje janë evakuuar të cilat kanë nevojë për ndihmë më shumë se asnjëherë më parë.
Në mesin e shumë qytetarëve që kanë marrë iniciative, ndër ta është edhe këngëtarja Tuna Sejdi e cila në bashkëpunim me Parkland Hospitality Group dhe Kryqin e Kuq në Shkup, do të mbajë konferencë për medie, me qëllim apelin për ndihmë ndaj familjeve në nevojë.
Konferenca në fjale do të mbahet nesër (ditë e enjte) në Shkup duke filluar nga ora 11:00.
Lajmin e bëri të ditur duke postuar në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar: “Nga Shkupi im për Shqipërinë time”.
Ky është lajmërimi i plotë:
“Të nderuar anëtarë,
Parkland Hospitality Group me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shkup dhe së bashku me iniciativën e Tuna Sejdi ju fton në konferencë për shtyp, me qëllim; apel masiv për ndihme ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësia në Shqipëri. Pjesmarrja dhe përkrahja juaj si komunitet biznesi do të ketë vlerë të madhe dhe do të shtojë vëmendjen e këtij mesazhi për mobilizim në këto çaste, që ju drejtohet gjithsecilit prej nesh si individ apo komunitet biznesesh. Ngjarja do të mbahet në restorant Four, nesër (e enjte) me fillim në ora 11:00.” /Prive.al