Me Visarin si Skillz, Ledri Vula vite më parë solli në bashkëpunim me Tunën këngën ‘Njo’ që ishte ndër projektet muzikore më të pëlqyera të kohës.
Tuna dhe Ledri më pas vazhduan rrugëtimin e tyre artistik në kahje të ndryshme por gjithmonë duke pasur raporte të shkëlqyera kolegiale.
Sipas disa burimeve, dyshja ka vendosur që të bashkohet sërish në aspektin profesional.
Tuna e cila tash e një kohë koncertet i zhvillon në petkun e Fenix Team, ka nisur bisedimet me Ledri Vulën që pas mbarimit të sezonit veror të bashkojnë forcat duke ardhur para publikut si pako e përbashkët nëpër mbrëmjet muzikore.
Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtare dhe i mbetet kohës të dëshmojë nëse kjo ide do të konkretizohet. /Prive.al/