Edhe pse tek ne kanë mbaruar pushimet e verës, ato sapo kanë filluar për familjen e Adelina Ismailit. Këngëtarja e cila para pak muajsh është bërë nënë është duke shijuar plazhin, tashmë për herë të parë në shoqërinë e djalit të saj.
Ky moment i veçantë nuk mund të lihej pa u dokumentuar edhe me një video të cilën e ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale.
Komentet rreth kësaj video ishin shumë pozitive pasiqë ky imazh është një portret shumë i bukur i dashurisë në familje.
Kjo video nuk do shumë komente sa i përket asaj që reflekton, mirëpo nuk mund të anashkalohet dhe një tjetër detaj.
Ismaili duket në superformë pas lindjes së djalit të saj./Prive.al