Ka një trup të cilit populli do i referohej me frazën: “si peshk”.
Modelja e këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, sportistin Jakub Kindl, ka zbuluar pak nga rutina e saj e mëngjesit.
Për një trup si të Dreshajt pa dyshim që duhet ta vizitoni herë pas here palestrën, por nëse se keni ditur ushqimi ka rolin kryesor aty.
Dreshaj ha mëngjesin tejet të shëndetshëm dhe zakonisht të hënave nis dietat e reja.
Një smothie me fruta e fara chia në një pjatë të thellë dhe një fetë buke e tekur me vezë e avokado e ca kokrra shege, është e tëra që ha për mëngjes ajo.
Ndonëse jo ushqim i paktë në sasi, kjo pjatë duket të jetë shumë e shëndetshme sepse çdo gjë është organike. /Prive.al