‘TRUP E SHPIRT’ NGA FOTOGRAFI ARTON HUMOLLI

By

Pas shumë ekspozitave kolektive, çmimeve ndërkombëtare, e publikimeve jashtë vendit fotografi Arton Humolli e hap ekspozitën e tij personale të quajtur “Trup e Shpirt”.

Tema është interesante dhe një lloj i fotografisë që nuk jemi mësuar ta shohim nëpër ekspozita.

Fotografi ka tentuar që nëpërmjët fotografisë ta paraqes femrën në formë arti, sensuale por edhe me shumë shpirt.

Ato janë një përmbledhje nga viti 2009 deri më 2015 ndërsa femrat e shfaqura si modele në fotografi janë: Liberta Spahiu, Saranda Shala, Ema Uka, Dhurata Lipovica dhe Dafina Zeqiri.

Ekspozita do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë me datë 15 Maj 2015 në ora 19:00 dhe do të jetë e hapur për 10 ditë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm