Beatrix Ramosaj ka bërë sot një postim goxha interesant.
Ajo ka ngritur dyshime për cenzurë nga ana e kanalit MyMusic, pjesë e platformës DigitAlb, ku aksionerë kryesore mbesin familja Hoxha.
Këngëtares i ka rënë në sy fakti që kënga “Më ndikon” nuk transmetohet vetëm në këtë kanal.
“A nuk është e çuditshme që vetëm Më ndikon nuk transmetohet në MyMusic”, ka pyetur Ramosaj.
Përkundër se kohët sot janë tjera dhe relevanca e televizioneve muzikore për suksesin e një kënge është thuajse e papërfillshme, kanali muzikor që transmeton këngë shqip, duket ta ketë futur këngëtaren në “listë të zezë”, gjithnjë nëse vëzhgimi i saj qëndron. /Prive.al