Propaganda serbe për të ndërtuar narrativën e rreme mbi Kosovën do të përforcohet me një prodhim kinematografik, i paraparë për vjeshtën e këtij viti.
Në atë periudhë do dalë në kinema filmi ‘Harvest’ i bazuar në romanin ‘The Serbian Heart of Johann’ me fantazitë për gjoja ‘trafikim organesh të serbëve në Kosovë’.
Mbi këtë projekt kinematografik ka reaguar producenti Besnik Krapi.
Ai ka zgjedhur platformën X që të shpreh indinjatën e tij që në të janë përfshirë regjisorë amerikanë.
‘I shqetësuar për filmin “HARVEST”, që adapton ‘Zemrën Serbe të Johanit’. I dëshpëruar nga një propagandë e qartë, veçanërisht për faktet e diskutueshme. Drejtuar nga Paul Kampf. E trishtueshme që një regjisor amerikan është “i përfshirë”/”manipuluar” Le t’i japim përparësi Etikës së Filmit dhe të mbështesim të vërtetën historike.’, është shprehur Krapi në rrjetin social X.
Concerned about film 'HARVEST,' adapting Johan’s Serbian Heart. Disheartened by a clear propaganda, especially on disputed facts. Directed by Paul Kampf. Sad an American director is “involved”/“manipulated” Let's prioritize Film Ethics and uphold historical truth. pic.twitter.com/ejf2teROwR
— Besnik Krapi (@KrapiBesnik) January 17, 2024