Trey Songz akuzohet sërish

By

Trey Songz po përballet me akuza të reja për sulm seksual.

Një grua e ka akuzuar këngëtarin se ka ekspozuar gjoksin e saj gjatë një eventi që ai organizoi në kazinonë Foxwoods Resort në Mashantucket, Conn në gusht të vitit 2013.

Megan Johnson pretendon se një shoqe po i bënte një foto në seksionin VIP kur Trey doli nga pas, “duke shqyer pjesën e sipërme të bikinit nga gjoksi i saj dhe më pas ekspozoi gjoksin e saj të zhveshur”.

Në pamjet video, të siguruara nga TMZ, Johnson duket se qesh në kamera, por avokatët pretendojnë se ajo u poshtërua dhe incidenti shkaktoi dëme të qëndrueshme.

“Që nga sulmi, zonja Johnson është përfshirë në dëmtim të vetvetes, ka pësuar shqetësime të rënda emocionale, duke përfshirë frikën, ankthin, poshtërimin, depresionin dhe lëndime të tjera fizike, si dhe dëme (ekonomike dhe joekonomike). Lëndimet e saj janë të konsiderueshme, të vazhdueshme dhe të përhershme”, thuhet në letrën e kërkesës.

Johnson vendosi të ngrejë çështjen pasi lexoi për rastin e sulmit seksual të Trey-t në Las Vegas, për të cilin ai u lirua dhe nuk u ngrit asnjë akuzë penale.

Ajo po kërkon një zgjidhje prej mbi 5 milionë dollarësh dhe ka kërcënuar me proces gjyqësor nëse Trey nuk përgjigjet deri më 5 maj.

Artikuj të ngjashëm