Veshjet me ngjyra
Ky dizajn është bërë trend dhe e gjeni kudo. Këtë trend e gjeni te veshjet që punohen me material pambuku e deri te ato me mëndafsh. Blini bluza e fustane të tilla dhe kombinoni me aksesorë verorë.
Aksesorë me rruaza
Dizajnerët po shfrytëzojnë gurë të çmuar dhe rruza korale që të ndjellin atë frymën e verës. Kombinoni me veshje verore të thjeshta dhe do dukeni shumë bukur.
Shallëra për flokë
Kur vie vera, flokët e gjata janë shumë bezdisëse dhe gjithnjë përfundojmë duke i kapur bishtalec. Rifreskoni pamjen duaj duke kapur floket bishtalec me shall.
Kostume me pantallona të shkurtra
Ky është bërë trend për të gjitha vajzat që edhe verës duan ta mbajnë at look-un e zyrës. Eksperimentoni me ngjyra dhe aksesorë.