Rep artisti, Kanye West ka marrë pjesë në Javën e Modës në Londër të markës Burrbery për sezonin pranverë-verë 2023.
Por, më shumë se prezenca e tij, vëmendje mori stili i veshjes.
Ylli i hitit “Famous”, pas një kohe të gjatë ka vendosur që të mos paraqitet me çizmet e tij ikonike, me ngjyrë të zezë.
Në vend të tyre, rep artisti i cili së fundmi edhe zyrtarisht ka ndryshuar emrin e tij nga Kanye West në Ye, ka veshur një palë papuçe me zbukurime diamanti dhe çorape të zeza.
Stilit të tij të veshjes Ye i kishte shtuar edhe një pale pantallona e xhaketë lëkure, të gjitha në ngjyrë të zezë.
Së fundmi, Ye kishte bërë bujë me deklaratat e tij në emisionin “Good Morning America”, ku i kishte kërkuar falje për stresin e shkaktuar, ish-gruas së tij, modeles, Kim Kardashian.
Ndryshe, Ye dhe Kim kanw katër fëmijë, vajzën tetë vjeçare, North, djalin gjashtë vjeçar Saint, vajzën katër vjeçar, Chicago dhe djalin dy vjeçar, Saint.