Nëse ndonjëherë iu ka ndodhur që të shkoni në plazh pa bërë depilimin perfekt, mos u shqetësoni se shumë shpejtë mund të jetë goxha në trend.
Këngëtarja e famshme armerikane Rihanna, mezi ka pritur të vijë vera dhe shpejt ka lansuar në Instagramin e saj 3 fotografi nga rëra buzë detit.
Me flokët e çaraveshura dhe pa grim, këngëtarja publikoi imazhet nga plazhi në të cilat shkruante: “kur nuk pret dot për verën”.
Sidoqoftë ajo që fansat e vërejtën së shpejti, ishte se Rihanna nuk po e festonte vetëm ardhjen e verës por ajo po shfaqte trupin e saj natyral.
Këngëtarja ka shfaqur srijat e lëkurës dhe këmbët e padepiluara dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram.
Në vend se ta kritikonin, sidomos fanset e saj janë solidarizuar me Rihannan duke e falënderuar që ajo u tregua kaq e vërtetë dhe i prezantoi këto shenja lëkure, që për dekada të tëra kanë qenë arsye për të pasur turp nga trupi i tyre për shume gra. /Prive.al