Videoja e Shakirës me të atin bëhet virale (VIDEO)

By

Së fundmi, babai i Shakirës festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi urimin dhe foto nga festa në llogarinë e saj në Instagram. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar një tjetër video, ku shfaqet duke kërcyer e lumtur me të atin.

Bashkë me videon që ajo ka ndarë, Shakira gjithashtu i ka dedikuar të atit edhe fjalët më të bukura.

“Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë. Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do. Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale”, ka shkruar Shakira ndër të tjera.

Më pas këngëtarja shkruan se gjithçka e rëndësishme nuk zhduket, edhe me kalimin e kohës, ndaj vallëzimin e tyre nuk e ndal askush.

“Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Ëi!”, përfundon këngëtarja.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Artikuj të ngjashëm