Kur doli publikisht, Edona James bëri shumë bujë në trojet shqipfolëse. Fakti se ishte një tranvestit nuk u kapërdie lehtë nga njerëzit.
Jetesa në një shoqëri si e jona ku një familje e shëndoshë është e krijuar vetëm mes personave me prirje heteroseksuale, ka vështirësuar terrenin për komunitetin me prirje tjera.
Ata vazhdojnë të jenë të stigmatizuar brenda bashkësisë së tyre duke mos shfaqur anën e vërtetë tek familja dhe miqtë.
Por megjithatë, shqiptarët që jetojnë në Europën me një mentalitet tjetër kanë liri për të treguar se kush janë. Në një video të ngarkuar në Youtube, shihen tre tranvestitë shqiptarë që e ‘kallin’ atmosferën në një festë.
Kënga me të cilën performojnë është e motrave Mustafa dhe personat në këtë ndejë (që me gjasë janë nga nacionalitetet tjera të Ballkanit) duket se po e shijojnë atmosferën në maksimum nën tinguj e muzikës shqipe.
Video e këtij evenimenti të ‘Balkan Gay Night’ është ngarkuar në rrjete sociale përmes një kanali me emër serb. Për më shumë, kjo është videoja. /Prive.al/
https://youtube.com/watch?v=pMDjzWaHUzA