Tre rregulla të reja nga Dua Lipa!

By

‘New rules’ nga Dua Lipa bëri bujë të madhe në gjithë botë, duke thyer rekorde dëgjueshmërie e po ashtu u bë kolonë zanore e shumëkujt, sidomos atyre që përjetuan ndarjen nga i dashuri.

Vetë, Dua u shpreh se kjo është kënga që ajo dëshironte ta kishte kur është ndarë nga partneri.

Mirëpo, përpos kësaj ‘rregullat’ e Duas u bënë senzacion e shumë kërkuan që ajo ti shtoj edhe ca të tjera.

Këtë gjë e ka bërë artistja shqiptare në Tëitter duke plotësuar listën e saj me tre rregulla të tjera.

  1. Hidheni kalendarin tuaj
  2. Ndahuni me atë, kështu do keni një dhuratë më pak për të bërë
  3. Martohuni me një person jo shumë miqësor.

Padyshim që këto rregulla janë bërë virale dhe ndër më të diskutuarat sot në shtypin e huaj./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm