Tre reperët shembuj: Drejt Turqisë me familje!

By

Pas një sezoni tejet të ngjeshur me koncertet, një javë e lirë përbën opsionin më real për shumë prej emrave të njohur të skenës për pak pushim.

Kështu kanë vepruar sivjet shumë prej këngëtarëve por janë tre prej tyre që kanë rënë në sy sepse pushimet po i bëjnë me familje.

Bëhet fjalë për reperët Lumi B, Miloti nga Etno Engjujt dhe Festimit nga P.I.N.T.

Për koincidencë, të tre emrat e njohur të skenës janë nisur në po të njejtën periudhë drejt bregdetit turk.

Më poshtë, portreti familjar i Milotit (gruaja Marigona dhe djali Jani), Festimit (bashkëshortja Gresa dhe vajza Eva në pushimet e para) dhe Lumit (gruaja Miranda dhe djali tashmë i famshëm Blini). /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm