Xhaka mban premtimin që ai dha bashkëshortes për ditëlindje

By

Dje festoi ditëlindjen bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka. E në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mungonte urimi i tij për personin e zemrës.

Futbollisti shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gruan.

“Zemra ime. Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde”, shkroi ai.

Granit Xhaka, ka shënuar golin e radhës në Ligën Premier me Arsenal. Arsenali ndërkohë ka shënuar golin e katërt në ndeshjen e tyre si vendasit ndaj Leeds Unitedit. Mesfushori nga Kosova shënoi për epërsinë 4-1.

Ai së fundmi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram, zbuloi se këtë e bëri për gruan e tij, Leonitwn.

“Ia premtova gruas time një gol për ditëlindjen e 30-të, kështu që duhet ta bëja sot. Urime ditëlindjen”, thuhet në postim. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Artikuj të ngjashëm